BeautyRona NushiSkincare

Produktet e Fytyrës Që Marr Dhe Në Dush

Rona Nushi

 

Sa nga ju po përzieni supën ndërkohë që po lexoni këtë artikull, dhe me syrin tjetër po shikoni listën e punëve që ju presin? Sigurisht, multitasking është shkalla e fundit e evolimit njerëzor. Prandaj, në kuadër të kësaj aftësie të jashtëzakonshme njerëzore, mund ti bëjmë ca të mira dhe lëkurës sonë.

 

Nëse jeni në grupin e njerëzve që mësyjnë në dush sapo të kthehen në shtëpi nga puna / shkolla, atëherë është momenti ideal për ti dhënë një shkëlqim edhe fytyrës duke marr me vete vetëm pak produkte.

Larësi shkumues dhe sfungjeri : Mund të hiqni makeup-in dhe të pastroni fytyrën tuaj në dush duke e fërkuar atë me larësin e fytyrës dhe sfungjerin nga rrënja e konjakut. Sfungjeri që po përdor momentalisht është ai me karbon bamboo-je, sepse më ndihmon me ekuilibrimin e yndyrës dhe ekstra pikat e zeza që kanë tendencë të bëhen më shpejtë gjatë verës. Larësi shkumues organik është i ndjeshëm në lëkurë dhe nuk e thanë atë, e kjo veçori e bën ideal për tu përdorur edhe gjatë dushit në kombinim me sfungjerin. Kështu që fërko e fërko pa frikë..

 

Scrub dhe Maska : Nëse deri tani keni gjetur 2 milion arsye për ti ikur përdorimit të këtyre dy produkteve esenciale, epo të dini që mungesa e kohës nuk do jetë më arsye e vlefshme nëse i merrni në dush.

Pastrimi i qelizave të vdekura me scrub nuk merr më shumë se 1-2 minuta, ndërsa maskën mund ta aplikoni dhe ta mbani deri sa të mbani dhe balsamin për flokë. Pret se pret për balsamin, të paktën pret edhe për maskën.

 

Pastrimin e scrubit dhe maskës mund ta bëni përseri me sfungjerin, duke e fërkuar fytyrën me të.

Smart Tip: Asnjëherë mos e kaloni ujin e ngrohtë të dushit direkt në fytyrë. Kur doni të shpëlani fytyrën, rregullojeni ujin në një temperaturë më të përshtatshme (mes vakët dhe ftohtë) dhe merreni me duar e kalojeni në fytyrë.


Even Smarter Tip: Vetë avulli i ujit gjatë dushit relakson poret e fytyrës suaj dhe çdo produkt që vendosni më pas përthithet më mirë. Edhe maska e scrub kanë më shumë efekt sesa kur përdoren jashtë dushit, por dhe produktet tjera që do vendosni pasi të dilni nga dushi (serumi, kremi etj) kanë më shumë efekt.

Dhe kaq pak mjafton për të qenë gjithmonë në hap me rutinën e fytyrës. Scrub dhe maska s’do jenë më dy produkte të harruara të rutinës suaj.

 

Nounou Rona Nushi @beesandtrees_biocosmetics

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of