BeautyLifestyleRona NushiSkincare

Qerpikë të Gjatë e Vetulla Të Plota Pa Shumë Mund

Rona Nushi

Sado pak apo shumë qërpikë e vetulla të kemi, gjithmone duam akoma. Nëse i preferoni ato të gjata e të plota në mënyrë natyrale, por përtoni që ti përkushtoheni çdo natë me serume për rritje, ose edhe ju bezdis ndjesia e tyre tek sytë (rasti im), them se duhet të provoni një metodë shumë më të shpejtë dhe lehtë.
Biles, është metodë tre në një, nëse kjo ju mjafton.

Në mbrëmje pasi të lani fytyrën, normalisht bëhet pastrimi me tonikun / hidrosolin tuaj të fytyrës, i cili është specifik për llojin tuaj të lëkurës. Në këtë rast, e mira është të bëhet dhe një pastrim i syve, për të hequr make up-in e mbetur më në brendësi, që larësi ndoshta nuk ka arritur ta heqi. Por, duke e bërë këtë, ne mund të stimulojmë edhe rritjen e qerpikëve dhe të vetullave. Si ta bëjmë?

Mjafton të lagni një copëz pambuku me hidrosolin tuaj dhe të vendosni vetëm 2-3 pika vaj kastori në të. E kaloni nga sytë dhe vetullat duke i pastruar dhe një herë mirë, dhe pasi të perfundoni, nuk keni nevojë ta shpëlani. Duke qenë se vaji është kombinuar me hidrosolin (ujor), nuk do të kemi ndjesi vajore tek sytë apo vetullat dhe nuk do të na bezdisi aspak. Përkundrazi, vaji i kastorit do të aplikohet dhe përthithet më në brendësi (gjatë fërkimit kur pastrojmë sytë dhe vetullat) dhe kështu do stimulojë rritjen më të shpejtë të tyre.
Është thjeshtë një veprim i shkurtër i shtuar në rutinën tonë të zakonshme dhe me kaq pak gjë do kemi qërpikë të gjatë dhe vetulla më të plota.

 

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of