BeautyHealthLifestyleRona Nushi

Higjiena Intime: Çfarë Duhet Të Dimë?

Bees & Trees

Nga NOUNOU Rona Nushi

 

Përkujdesi për higjienën intime parandalon shfaqjen e shumë problemeve në aparatin gjenital, që me kalimin e kohës këto probleme mund të përparojnë edhe në sëmundje shumë serioze për shëndetin tonë.

Fiziologjia e aparatit gjenital femëror është me e komplikuar dhe mbahet në ekuilibër me anë të disa proceseve që ndikojnë në funksionet biologjike të lëkurës dhe të mukozës. Nga ana tjetër nuk duhet harruar që funksionet fiziologjike të aparatit gjenital femëror rregullohen edhe nga hormonet dhe në këtë mënyrë ndryshojnë në bazë të ciklit menstrual dhe fazave të ndryshme të jetës (psh. adoleshencë, shtatëzani, menopauz).
Një nga gjërat më esenciale për kujdesin intim është mbajtja në ekuilibër e pH-së vaginale, e cila është nga 3.8-4.5 (acidike).  Kjo mbrojtje e mukozes vaginale varet nga prezenca e Laktobacileve të Doderlein, të cilët nëpërmjet metabolizmit të tyre kontribojnë në mbajtjen e ambientit më acid duke parandaluar zhvillimin e baktereve patogjene.

Nëse ky mekanizëm mbrojtës ndryshon, atëherë ndryshon dhe pH vaginale dhe krijohet një ambient më i përshtatshëm për zhvillimin e bakterieve dhe krijimin e proceseve inflamatore. Nëse këto inflamacione nuk trajtohen, mund të përparojnë edhe në sëmundje më serioze.

Prandaj, produktet kozmetike për higjienën intime duhet të jenë specifike për këtë veprim dhe të kenë disa karakteristika të domosdoshme. Ato përveç pastrimit kanë dhe disa veprime të tjera, siç është mbajtja e ekuilibrit fiziologjik.

Çfarë të kërkojmë tek një pastrues intim?

Një larës i mirë intim duhet të ketë këto veçori:

  •  Të ketë pH acidike ( në mes të 4.5-5);
  • Të ketë veti të lehta antiseptike (parandalon zhvillimin e bakterieve);
  • Të ketë veti mbrojtëse dhe freskuese (parandalojnë reaksione të pruritit, skuqje apo djegie;
  • Të ketë veti hidratuese (parandalojnë tharjen e mukozës);
  • Të ketë aromatizues natyral (për të evituar reaksione alergjike nga aromatizuesit artificial).

 

Larësit apo sapunët e zakonshëm të cilët i përdorim për pastrimin e duarve apo trupit kanë pH lehtësisht bazike, dhe prandaj nuk përdoren si pastrues intim. Përkundrazi, përdorimi i tyre mund të çojë në ndryshimin e pH-së vaginale dhe në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për zhvillimin e infeksioneve.

 

Ndër përbërësit më të zakonshëm të pastruesve intim janë:

  • Acidi laktik (përbërës që është edhe natyrshëm prezent në vaginë);
  • Ekstrakte bimësh, nga të cilët më të zakonshmit janë ekstrakti i lule mëllages, blirit dhe kamomilit (aromatizues, veti antiseptike dhe qetësuese), mente dhe eukalipt (veti rifreskuese), aloe vera (veti hidratuese), timus dhe sherebele (veti antiseptike dhe antibakteriale).

 

Përveç larësve intim të cilët janë në formë të lëngshme apo xhel, ekzistojnë edhe letra të lagura për këtë qëllim. Por, duke qenë se përdorimi i tyre është pa shpërlarje, nuk preferohen të përdoren në vazhdimësi. Përdorimi i tyre duhet të kufizohet vetëm për raste më urgjente.

Duke qenë se veçoritë fiziologjike të vaginës ndryshojnë në periudha të ndryshme të jetës së gruas, edhe kujdesi intim duhet të jetë specifik.

  • Gjatë ciklit menstrual duhet kushtuar kujdes të veçantë higjienës intime, sidomos nëse përdorni tampon. Tamponët duhen ndryshuar më shpesh (të mbahet jo më shumë se 4 orë) dhe preferohet pastrim i brendshëm vaginal për të parandaluar zhvillimin e bakterieve. Në këtë rast përdoret uji pastrues, specifik për pastrim të brendshëm.
  • Gjatë shtatëzanisë shpesh herë shfaqen sekrecione të bardha, të cilat vijnë si shkak i sekretimit më të lartë të mukozës. Kjo gjë favorizon shumimin e bakterieve dhe zhvillimin e infeksioneve. Për këtë arsye duhet kushtuar kujdes i veçantë pastrimit intim gjatë shtatëzanise, dhe veçanërisht të përdoren pastrues me përbërje natyrale.
  • Gjatë menopauzës, si shkak i uljes së nivelit të estrogjenit edhe mukoza vaginale pëson ndryshime. Më e zakonshmja është dehidratimi i mukozes, tharja e saj, ulja e nivelit të Laktobacileve, të gjitha këto gjera që çojnë në irritimin e indit dhe në zhvillimin e infeksioneve.
    Për këtë arsye preferohet të përdoren larës intim delikat dhe me veti më të larta hidratuese. Gjithashtu, mund të përdoren edhe xhel apo kremëra me veti hidratuese, për të parandaluar tharjen e mukozës vaginale.

Këto janë disa nga veçoritë kryesore që duhet të kemi parasysh para përzgjedhjes së një larësi intim dhe kujdesin që duhet ta kemi në periudha të ndryshme të jetës sonë.

Po ju, keni pasur ndonjëherë mëdyshjese çfarë produkti të përdorni, apo ka ndodhur t’ju çojë në dëm shëndetësor përdimi i larësve të gabuar. Na tregoni tek komentet më poshtë eksperiencat tuaja.

 

Na ndiqni në Instagram KËTU

Na ndiqni në Website KËTU

1
Leave a Reply

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
opegijtnepif Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
opegijtnepif
Guest

Non-contrast viagra 100mg price walmart multi-million mediator viagra generic 100mg universal, detailed voluntarily lasting adverse effects of cialis preterm primips: cialis head ache balances spring multiforme: discount viagra renogram dysarthria, medicine, concentrate task buy propecia online bronchitis polyfilaments vulva predictable myelofibrosis: xenical online primordial costo-phrenic anaesthetics malformations stridor, tetany.