About UsLifestyle

Si Të Bëhem Edhe Unë NOUNOU? Zbulo Më Shumë

NOUNOU është një platformë që ka karakter edukativ, e sjellë në formën e blogging. Së fundmi jemi duke punuar për diçka të re shumë interesante dhe kemi vendosur të mos e kufizojmë ndarjen e informacionit nga një numër i caktuar autorësh. Prandaj, bëjmë thirrje të hapur për të gjithë ju që keni diçka për të ndarë me lexuesit, apo dhe doni ta ktheni në profesion pasionin tuaj të botës së blogging.

Çfarë kriteresh duhen për tu bërë një NOUNOU?

Ju mund të jeni një arkitekte, piktore, estetiste, sportiste, keni pasion udhëtimet, librat, shkencën apo çfarëdo profesioni e pasioni tjetër – dhe prap të jeni një NOUNOU. Në thelb, NOUNOU simbolizon dadon që përkujdeset për lexuesin me artikuj informativ dhe edukativ.

Prandaj, shkrimet për NOUNOU duhet:

  • Të jenë të shkruar rreth një teme të caktuar brenda fushave  food, health, fashion, lifestyle, skincare, make up, fitness, arkitekture, travel, books, career talk, entrepreneurship, inspirational;
  • Të jenë të shkruar në mënyrë të rregullt nga ana e gramatikës, formulimit të fjalëve dhe shenjave të pikësimit.

Shkrimet do të përzgjedhen sipas përmbajtjes, dhe jo domosdoshmërisht të gjitha do të publikohen.

Sqarim: Shkrimet që nuk do të publikohen nuk është se hidhen poshtë nga ne apo nënvlerësohen në ndonjë mënyre. Çdo shprehje mendimi dhe shkrim ka një vlerë të caktuar, por përzgjedhja do të bëhet vetëm për artikujt që i shërbejnë lexuesit të NOUNOU dhe janë të shkruar sipas standardit të kërkuar.

*Nuk pranohen poezitë, poemat apo shkrime të tjera ku shprehen ndjenja dhe filozofi të jetës së autorit, pasi nuk janë brenda fushës së NOUNOU.

Artikujt duhet të dërgohen në email info@nounou.al si dokument Microsoft Word, bashkë me fotot (të cilësisë së duhur për website)  për bashkangjitje dhe një link (website apo social media) që doni ta bashkangjisni tek artikulli.

 

Mezi presim të lexojmë më shumë nga ju dhe të zgjerojmë komunitetin tonë!

Faleminderit,

Stafi NOUNOU

About Us

About Us

NOUNOU/ˈnuːnuː/ – (nga gjuha frënge) Dado, Dikush që përkujdeset për një njeri tjetër

NOUNOU mbledh në një vënd emrat më të veçantë të blogereve shqiptare të fushave të ndryshme, për t’ju sjellë më afër këshillat dhe sugjerimet që ato kanë për ju.
Ju mund të ndiqni NOUNOU-në tuaj të preferuar, apo edhe të zbuloni një të re që nuk e kishit njohur më parë. E rëndësishme është që s’do ta kalojmë asnjë ditë pa kujdesin e veçantë që ato do na sjellin për secilën fushë të stilit të jetës.

Mos harroni ti ndiqni NOUNOU-të edhe në hapësirat e tyre në rrjetet sociale apo website.